Uellsi në epërsi ndaj Ukrainës pas pjesës së parë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes finale të play-off-it për kualifikim në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ndërmjet Uellsit dhe Ukrainës.
Uellsianët janë duke avancuar me rezultat minimal 1-0 me autogolin e Yarmolenkos që i dha epërsinë rivalëve të Ukrainës në minutën e 34’.
Ukrainasit duhet të kërkojnë përmbysjen e rezultatit në pjesën e dytë, ose do të mbeteshin jashtë botërorit 2022.