75 Mall Live Search
00:23 / E Martë, 17 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ujë me bollëk për Këshillin Prokurorial të Kosovës, kaq para u kushtoi tenderi!

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka arritur që përgjatë këtij muaji të finalizojë kontratën e radhës për këtë vit.

Këtë herë, Sistemi Prokurorial do të furnizohet me ujë të pijshëm, shkruan Indeksonline.

Fillimisht, për tenderin në fjalë janë ndarë 18.200,00 euro, porse e njëjta është nënshkruar për 17.808,00 euro.

Tutje, kohëzgjatja e kontratës publike kornizë është bërë për 24 muaj.

Në kontraten e publikuar nga prokurimi, bëhet e ditur se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 18.020,00. /Indeksonline/