75 Mall Live Search
16:56 / E Premte, 18 Korrik 2025 / A. M.

Ujë Mokne sjell freskinë e Bjeshkëve në Sunny Hill Festival – Etiketa e re “Sunny Hill/Summer Edition” tashmë në treg

Mokne X Sunny Hill Festival lansojne dizajnin ekskluziv

Prishtinë, 18 korrik – Në edicionin e sivjetëm të Sunny Hill Festival, një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore në rajon, Ujë Mokne rikthehet si partner zyrtar, duke forcuar bashkëpunimin e nisur një vit më parë.

Për këtë edicion, kompania ka lansuar një etiketë të re ekskluzive me emrin “Sunnyhill Edition”, e dizajnuar posaçërisht për këtë ngjarje dhe e prezantuar si një edicion i limituar që do të jetë në dispozicion nga e premtja, në të gjitha hapësirat e festivalit dhe në pika të përzgjedhura në treg.

Me një dizajn modern dhe ngjyra të përshtatura për sezonin veror, kjo etikëtë e personalizuar përfaqëson qasjen e kompanisë ndaj inovacionit dhe komunikimit vizual që lidhet drejtpërdrejt me konsumatorin.

Perfaqësues të kompanisë deklarojnë se pjesëmarrja për të dytin vit radhazi në Sunny Hill Festival është një arritje e rëndësishme për kompaninë, sidomos duke marrë parasysh që është vetëm në vitin e parë të operimit.

“Jemi shumë të lumtur që për herë të dytë jemi pjesë e ‘Sunny Hill Festival’, një ngjarje që e vendos Kosovën në hartën ndërkombëtare të muzikës dhe kulturës. Pjesëmarrja jonë që në fillim të aktivitetit tonë tregon përkushtimin tonë për të qenë pjesë e ngjarjeve me ndikim dhe për të qenë pranë konsumatorëve në momentet kyçe. Lansimi i etiketës së re është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim”,

Përveç shpërndarjes së produktit gjatë festivalit, Mokne do të jetë e pranishme edhe me një kënd të dedikuar për vizitorët, ku do të organizohen aktivitete të ndryshme, lojëra, dhurata dhe materiale promocionale.

Ky angazhim synon të shtojë vlerën e përvojës së pjesëmarrësve në festival dhe të forcojë më tej pozicionimin e markës në treg.

Përmes këtij bashkëpunimi, Mokne synon të ndërtojë një lidhje më të afërt me publikun e ri, duke promovuar një produkt vendor me standard të lartë cilësie dhe duke theksuar rëndësinë e burimeve natyrore të Kosovës.

Angazhimi në festivale të tilla është një pjesë e strategjisë së kompanisë për të qenë pjesë e zhvillimeve kulturore dhe ekonomike në vend, duke kontribuar në krijimin e një imazhi modern dhe të qëndrueshëm të brendit.