Ujësjellësi aksion në Shtime e Lipjan, në shenjestër borxhlinjtë e mëdhenj dhe konsumatorët ilegal

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, nesër do të ndërmarrë një aksion të madh në Shtime e Lipjan, për borxhlinjtë e mëdhenj të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët ilegal.
KRU “Prishtina” njofton se borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milion euro. 40 milion nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milion nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.
“Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit! Nesër 16 gusht 2023, e mërkurë duke filluar nga ora 10:30 do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë , me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha, në Shtime e Lipjan. Në këtë aksion do të asistoj edhe Policia e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”./Indeksonline/.