11:00 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ujësjellësi dëmton rrugën në ‘Lagjen e Spitalit’, edhe pas gjobës ende nuk e rregullon

Secila kompani që bënë intervenime në infrastrukturë e ka për obligim që të kthejë terrenin në gjendjen e mëparshme.

Mirëpo, jo rrallë herë, edhe kompanitë publike, pas ndërhyrjeve në infrastrukturë, e lenë në gjendje të dëmtuar, transmeton Indeksonline.

Një gjendje e tillë e rrugës është në ‘Lagjen e Spitalit’, përkatësisht rruga “Lot Vaku”.

Një banor për Indeksonline është ankuar se rruga e dëmtuar prej Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ende nuk është rregulluar.

Siç shihet në këto pamje, rruga në një pjesë është dëmtuar për shkak të punimeve të ujësjellësit.

Në një përgjigje për Indeksonline, Zyra për Informim e Komunës së Prishtinës ka theksuar se Drejtoria e Inspekcionit ditë më parë ka shqiptuar gjobë për KRU “Prishtina” për këtë çështje.

Ata kanë bërë të ditur se Ujësjellësi ‘Prishtina” është dënuar për shkak të 13 intervenimeve që i kanë bërë në infrastrukturë rrugore, dhe që nuk e kanë kthyer terrenin në gjendjen e mëparshme./Indeksonline/