75 Mall Live Search
18:39 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Ujësjellësi i Prishtinës: Problemet me ujin ishin teknike, së shpejti kthehet në gjendje normale

Gjatë ditës së sotme janë rapoprtuar disa raste, ku në disa vende të Prishtinës, uji i pijes ka qenë i cilësisë jo të mirë dhe me shumë turbullira.

Disa qytetarë kishin raportuar në “IndeksOnline” se uji në lagjet e tyre nuk është i pijshëm, madje nuk mund të përdoret për asgjë.

Lidhur me këto raste, zëdhënësja për informim e Ujësjellësit të Prishtinës, Arjeta Mjeku-Azizi, ka thënë për IndeksOnline, se kjo ka ndodhur për shkak të disa problemeve nga një gyp i vjetër i Liqenit të Badovcit.

Mjeku-Azizi ka thënë  se ky problem ka qenë momental dhe së shpejti uji do të kthehet në gjendjen e tij të mëparshme.

“Per shkak te disa problemeve teknike ne gypin e vjeter te Badovcit dhe disa testimeve te pompave ne stacion te pompave ne fabriken e Badovcit eshte dashte te nderprehet furnizimi nga ai gyp per kohe te shkurter. Uji eshte turbulluar per kohe te shkurter ne disa zona qe furnizohen nga ai gyp dhe turbullimi ka qene momental. Ne raste te tilla uji duhet lene te rrjedhe per pak minuta deri ne kthjelltesi. Kerkojme mirekuptim nga konsumatoret per rastin ne fjale sepse pas problemeve teknike ne gypa te vjeter, me rastin e nderprerjes se ujit ne ate gyp, krijohet nje shtrese rreth gypit, qe shkakton turbullire momentale ne kroje, por qe kalon per pak minuta”, tha Mjeku-Azizi. /IndeksOnline/