75 Mall Live Search
16:20 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

Ujësjellësi i ‘sfidon’ banorët e Bregut të Diellit për mbajtjen e higjienës, shtypja e ujit shumë e vogël

Siç duket qytetarët e Bregut të Diellit nuk e kanë të lehtë të mbajnë pastërtinë edhe në këto ditë kur është duke u bërë thirrje vazhdimisht për pastrim të shpesht të duarve.

Kjo pasi që në disa video të dërguara nga banorët shihet se shtypja e ujit është shumë e vogël, shkruan IndeksOnline.

Sipas banorëve kjo gjendje është duke vazhduar në këtë lagje, më konkretishtë në zonat qendërore dhe katet e sipërme të banesave.

Aryseja për këtë shtypje aq të vogël të ujit ende nuk dihet mirëpo banorët kanë treguar që janë duke u përballur me një problem mjaftë të madh duke e pasur parasysh situatën në të cilën janë duke kaluar./IndeksOnline/.