Ujësjellësi lë të hapur që disa muaj gropën midis Prishtinës
Ujësjellësi i Prishtinës që disa muaj e ka hapur një gropë në rrugën ‘Simon Shiroka’ në qendër të Prishtinës për sanimin e një gypi.
Por ajo ka mbetur e hapur dhe nuk ka ardhur askush ta rregullojë, shkruan Indeksonline.
Si pasojë e kësaj qytetarët po e kanë problem të qarkullojnë në atë pjesë të rrugës.
Moti i ligë që ka mbretëruar sot në Kosovë e ka mbushur atë gropë me ujë duke e bërë më të vështirë kalimin e qytetarëve dhe makinave./Indeksonline/



