22:36 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

Ujësjellësi “Prishtina” finalizon tenderin për qumësht, ja sa para i kushtoi

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” SH.A përgjatë këtij muaji ka arritur të finalizojë një kontratë.

Këtë herë, kompania në fjalë është furnizuar me artikuj ushqimor- qumësht.

Në kontratën e publikuar nga prokurimi, bëhet e ditur se kohëzgjatja e saj është bërë për 24 muaj, dhe se vlera e parashikuar ka qenë 10.000,00 euro.

Kontrata në fjalë është finalizuar për 8.900,00 euro, shkruan Indeksonline.

Tenderi në fjalë u është dhënë Grupit të Operatorëve Ekonomik Dauti Komerc SH.P.K.; Dauti Komerc AD Saraj Shkup.

Tutje, bëhet me dije se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 13.200,00 euro.

Por, nga kjo kompani për mediumin kanë arsyetur shpalljen e këtij tenderi, duke thënë se qumështi është rekomanduar t’u jepet punëtorëve, që ata t’i mbrojnë organizmat e tyre gjatë kryrjes së detyrave./Indeksonline/