75 Mall Live Search
12:28 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / KV

Ujësjellësi “Prishtina” me aksion për shkyçje nga rrjeti të bizneseve që kanë borxhe mbi 500 euro

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot ka filluar dhe është duke u zhvilluar aksioni për shkyçjen e bizneseve që kanë obligime të papaguara mbi 500€.

“Ftohen të gjitha bizneset që urgjentisht të kryejnë pagesat e faturave për të shmangur ndërprerjen e shërbimit dhe masat e mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.

Dëmtimi apo heqja e pllombave zyrtare përbën vepër penale dhe do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi./IndeksOnline/