00:15 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ujësjellësi “Prishtina”, merr pajisje me qera për Print- Copy & Scan … i kushtojnë mijëra euro!

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, përgjatë këtij muaji ka arritur të finalizojë një tjetër kontratë.

Këtë herë, kjo kompani ka nënshkruar një tender për marrje me qera të disa pajisjeve për Print –Copy dhe Scan. Për 36 muaj, kompania “Ujësjellësi”, do të paguaj hiç më pak se 31.100,00 euro, shkruan Indeksonline.

Përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës thotë:Qëllimi i kontratës është qe te përcaktohen kushtet që rregullojnë kontraktimin e shërbimeve në vijim Marrja me Qira e printereve, fotokopjeve dhe skenereve per nevojat e departamenteve te ndryshme te KUR Prishtina sh.a.

Fillimisht, për marrjen me qera të këtyre pajisjeve kompania në fjalë ka ndarë 40.000,00 euro.

Tutje, bëhet e ditur se tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “ASTRONIK” SH.P.K. /Indeksonline/