75 Mall Live Search
09:19 / E Premte, 20 Qershor 2025 / k.v

Ujësjellësi Prishtina ua ndërpret ujin konsumatorëve me mbi 3 mijë euro borxh

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka filluar aksionin e shkyçjes së konsumatorëve borxhlinj, të cilët kanë borxhe të akumuluara mbi shumën 3,000 euro.

Shkyçjet e para janë realizuar në rrugën “Nikollë Ivanaj” në Prishtinë, ku disa konsumatorë janë përballur me ndërprerjen e menjëhershme të shërbimit të furnizimit me ujë.

“Pa pagesë, pa ujë! Mbi 3000 euro borxh sjell shkyçjen e menjëhershme. Vazhdojnë aksionet ditëve në vijim, -përgjegjësia është e secilit”, thuhet në njoftimin për media.