23:17 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Ujësjellësi rajonal “Prishtina” jep tender mijëra euro, për naftë verore dhe benzinë!

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, ka arritur të finalizojë një tjetër kontratë përgjatë këtij muaji.

Këtë herë Ujësjellësi Rajonal është furnizuar me lëndë djegëse, naftë verore dhe benzinë.

Fillimisht, vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 74 mijë euro, shkruan Indeksonline.

Furnizimi me naftë verore dhe benzinë Ujësjellësit I ka kushtuar hi më pak  se 73.986 euro, vlerë kjo jo e vogël.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “Petrol Company” Sh.P.K./Indeksonline/