17:59 / E Shtunë, 03 Tetor 2020 / indeksADMonline

Uji i shiut arrin deri në dritare, gruaja bllokohet në makinë

Britania e Madhe është përballur me reshje të mëdha dhe erëra të forta për shkak të stuhisë Alex.

Disa pamje të publikuara tregojnë një grua e cila është bllokuar nga uji teksa ishte duke udhëtuar me veturën e saj.

Uji ka mbuluar makinën e gruas dhe ajo e frikësuar nuk ka mundur dot të dalë në një vend të thatë.

Menjëherë burri i saj ka ardhur në ndihmë për ta shpëtuar.

Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë sjellë përmbytje në të gjithë vendin dhe si pasojë transporti është ndërprerë.