75 Mall Live Search
12:05 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Uji me xhinxher, pija për të djegur të gjitha kilet e tepërta, nga beli tek kofshët

Të gjithë ne kemi parë në internet mijëra zgjidhje për të humbur peshë. Megjithatë, ky trajtim i fuqishëm me ujë xhinxher është ndryshe nga të gjitha dhe funksionon me të vërtetë.

Përfitimet e mahnitshme të ujit me xhinxher për të humbur peshë dhe për të djegur yndyrnat e trupit:

Uji i xhinxherit është në gjendje të luftojë nivelet e larta të kolesterolit në trup, duke parandaluar kështu të gjitha llojet e sëmundjeve që lidhen me të. Kjo pije e fuqishme, gjithashtu ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut dhe parandalimin e mpiksjeve të gjakut në arteriet. Uji i xhinxherit është në gjendje të luftojë me sukses inflamacionin, probleme dhe sëmundje të tilla si: reumatizmi ose osteoartriti. Kjo pije lufton gjithashtu radikalet e lira, të cilët shpesh janë shkak i kancerit.

Në sajë të vlerave antioksiduese dhe anti-inflamatore, uji i xhinxherit është një nga mjetet më të fuqishme natyrore në parandalimin dhe luftimin e kancerit.

Ja receta për përgatitjen e saj:

Përbërësit:

  • Disa rrënjë të holla të xhinxherit
  • 1.5 litra ujë
  • pak lëng limoni

Përgatitja dhe përdorimi 

Për të përgatitur ujin e xhinxherit, vloni ujin dhe shtoni rrënjët e bimës. Lëreni për 15 minuta. Pasi të jetë gati, lëreni të ftohet dhe i shtoni disa pika lëng limoni. Pini një gotë çdo ditë në mëngjes dhe në darkë.