Ujkani i jep komplimente San Marinos për paraqitjen ndaj Kosovës

Pas fitores 4-1 kundër San Marinos, kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani u prononcua për televizionin e San Marinos.
Portieri ynë i uroi mysafirët për golin e shënuar, transmeton Indeksonline.
“Pas humbjes me Italinë, San Marino luajti lojë të mbyllur. U paraqit mjaft mirë. Jam i lumtur për Muriqin që shënoi 4 gola” deklaroi Ujkani.

/Indeksonline/