75 Mall Live Search
22:27 / E Diele, 15 Mars 2020 / indeksADMonline

Ujkani lajmërohet nga karantina, këto janë fjalët e tij

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, përmes një video të publikuar në rrjetit sociale, ka treguar se është mirë ai dhe familja e tij pas ditëve të vështira që po kalon Italia për shkak të koronavirusit.

Ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen në këto ditë të vështirë, sidomos në Itali, ku i gjithë vendi është vet-izoluar dhe ka më së shumti persona të prekur në Evropë dhe po ashtu raste me fatalitet nga virusi COVID.

Ujkani kërkon durim pasi së shpejti ky ankth që ka kapluar gjithë botën do të marrë fund, e më pas Kosovë do të kërkojë të realizojë ëndrrën, duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian.

Të martën, përmes një videokonference UEFA do të mbajë mbledhje me 52 anëtarët e saj dhe do të vendoset përfundimisht nëse Euro 2020 do të shtyhet për vitin e ardhshëm, shkaku i koronavirusit që ka vënë në alarm gjithë botën.