Ujkani: Sfida me Maqedoninë është finale për ne!

Samir Ujkani pas një periudhe të gjatë sonte ishte titullar në Kombëtaren e Kosovës kundër Greqisë (1-2).
Ujkani në një prononcim pas ndeshjes, tha se është i lumtur që është rikthyer në portën e skuadrës sonë, por ai e pranon se skuadra nuk bën lojë të mirë.
Ujkani është i bindur se ndeshjet e mira të Kombëtares sonë, do të vijë shumë shpejtë, madje, sipas tij, qysh në sfidën me Maqedoninë Veriore.
“Jam i lumtur që jam rikthyer pas një kohë të gjatë. Nuk luajtëm mirë. Jemi të mërzitur më humbjen. Kemi mundur të luajmë më mirë. Besoj se pas një kohë do të jemi komplet dhe besoj se do të kemi sërish lojëra të mira”, tha Ujkani.
“Ne jemi kthyer të gjithë. Me klubet duhet të punojmë mirë dhe të japim maksimumin në mënyrë që të marrim sa më shumë përvojë për në ndeshjen e radhës kundër Maqedonisë”.
“Të them të drejtën se po na mungojnë shumë tifozët, sepse është shumë e rëndë të luhet pa tifozë. Gjysmëfinalja më Maqedoninë për në është si finale”, theksoi Ujkani.