75 Mall Live Search
10:45 / E Enjte, 17 Qershor 2021 / OSH

Ujku bie mbi kopetë e deleve në Deçan, i bën dëme të mëdha bujkut nga Strellci

Është sulmuar nga ujqit kopeja e deleve e fermerit Ramë Mujaj nga Strellci i Epërm, mbrëmë në orët e vona të 16 qershorit.

Së paku 12 copë dele i ka mbytur ujku tregon pronari i kësaj ferme.

“Është hera e parë që sulmohet në masë kaq të madhe kopeja e deleve në këto anë është edhe trishtueshëm”, tregon pronari i kësaj ferme.

Ai dyshon se nuk ka qenë vetëm një ujk që ka mund ti mbys delet .

Drejtori e Bujqësisë bashkë më inspektorin komunal kanë dal sot në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se kjo kope është sulmuar nga ujku .

Pronari i kësaj ferme Ramë Mujaj tërhequr vërejtjen fermerëve tjerë që të kenë kujdes me kafshët që kullosin sepse ujku tashmë e ka të njohur ketë teren dhe mund ti sulmoi edhe kopetë tjera që ka ky fshat.