“Ujku e dhia” së bashku në një studio për të analizuar finalen
Të shtunën zhvillohet ndeshja më e rëndësishme e vitit në futboll.
Liverpool dhe Tottenham takohen në finalen e Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet në “Wanda Metropolitano” të Madridit.
Gjiganti mediatik, “BEIN Sports” ka bërë të ditur se Jose Mourinho dhe Arsene Wenger do të jenë së bashku në studio për të analizuar ndeshjen.

Ish-trajneri i Arsenalit dhe ish-trajneri i Chelseas dhe Manchesterit njohin mirë dy finalistët pasi që janë ndeshur disa herë në Premierligë.
Kujtojmë se Mourinho dhe Wenger kanë pasur shumë përplasje sa kanë qenë rival në Angli. /IndeksOnline/