75 Mall Live Search
10:15 / E Mërkurë, 26 Qershor 2024 / L K

Ujku i ngordhur 44 mijë vite më pare gjindet në Rusi me një dukje të pabesueshme

Një ujk i lashtë me dhëmbë të paprekur u zbulua në permafrostin e Siberisë, ku kishte qenë për 44 mijë vjet. Kjo u zbulua në Yakutia në lindje të Rusisë dhe që ka ruajtur jashtëzakonisht gëzof, kocka, dhëmbë, madje edhe organe.

Menjëherë pas zbulimit, mbetjet e krijesës së lashtë u transferuan në laboratorin e Universitetit të Yakutsk, ku filloi kërkimi.

Këto janë mbetjet më të vjetra të një ujku që janë zbuluar dhe dërguar për analiza, dhe ajo që është vërtet e mrekullueshme është se organet e tij janë pothuajse të paprekura./Indeksonline/