12:43 / E Premte, 18 Mars 2022 / B O

“Ujqërit” e Ukrainës vrasin 35 “Tigrat” e Rusisë

Komanda e Forcave të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura të Ukrainës, apo e njohur ndryshe si “Ujqërit” fijon të shkaktojë humbje të mëdha ndaj forcave të ushtrisë Putin.

Këtë radhë ata kanë shenjestruar një rang elitar të ushtrisë së Putin, duke eliminuar 35 ushtarë të cilësuar si “Tigrat”.

“Ujqërit” kanë publikuar edhe një video nga momentet e sulmit. Ata theksojnë se bën një prit nga armikut.

“Grupi SSO i Ukrainës bëri pritë në agim në pjesën e pasme të armikut. Me zjarr të saktë nga NLAW, 35 “Tigra” rus me një zyrtar të lartë të Ushtrisë u eliminua, dhe një BTR-82 me një palë zbarkimi u shkatërrua nga një shpërthim i largët i TM-62. Ne jemi duke punuar!” shprehen ata.