75 Mall Live Search
22:58 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

“Ujqërit” i’a skuqin faqet Benitezit në minutën e 95-të

Newcastle United ishte në avantazh deri në minutën e 95-të, kundër Wolverhaptonit në ndeshjen e fundit të javës së 26-të në Premier League.

Golin e vetëm për Newcastle e shënoi Isaac Hayden në minutën e 56-të.

Por skuadra e Nuno Espirito Santos nuk u dorëzua dhe barazoi rezultatin në kohën shtesë përmes Willy Boly për t’ia mohuar fitoren Newcastle United. /Indeksonline/