75 Mall Live Search
19:19 / E Diele, 05 Tetor 2025 / F.R

Ukë Blakaj: 12 tetori është data kur Istogut po i vjen drita dhe ndryshimi i madh

Kandidat për kryetar të Komunës së Istogut nga AAK, Ukë Blakaj, është takuar me banorët e Banjës.

Blakaj përmes një postimi në facebook është shprehur se ky fshat na mikpriti bashkë me disa prej kandidatëve të listës sonë për Asamble, ku prezantuam planet konkrete për zhvillimin e këtij fshati me potencial

“Banja sonte e dëshmoi fuqishëm se Istogut po i vjen ndryshimi i shumëpritur. Ky fshat na mikpriti bashkë me disa prej kandidatëve të listës sonë për Asamble, ku prezantuam planet konkrete për zhvillimin e këtij fshati me potencial.

12 tetori është data kur Istogut po i vjen drita dhe ndryshimi i madh”, ka shkruar Blakaj./IndeksOnline/