75 Mall Live Search
20:39 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / b l

Ukë Blakaj: Istogasit e kanë ndarë mendjen, më 12 tetor do të ndryshojmë qeverisjen në Istog

Kandidati për kryetar të Istogut (AAK), Ukë Blakaj ka njoftuar për takimin e radhës në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Blakaj sonte është takuar me banorët e lagjes Nicaj në Muzhevinë, për të cilët ka thënë se i kanë pritur sonte me bindjen e fuqishme së më 12 tetor do të ndryshojnë qeverisjen në Istog.

“Energjia dhe mbështetja që morëm nga banorët e kësaj lagjeje na forcon edhe më shumë bindjen se ndryshimi i madh po vjen, dhe se bashkë do ta ndërtojmë Istogun e zhvillimit, të barazisë dhe të mundësive për të gjithë”, ka shkruar ndër të tjera Blakaj.