75 Mall Live Search
18:33 / E Shtunë, 18 Janar 2025 / Gj. Sh

Ukë Blakaj mërgimtarëve: Vota e juaj për Aleancën dhe për mua, është zëri juaj në Kuvend për Kosovën fituese

Kryetari i AAK-së në Gjermani si dhe kandidat për deputet me numër 37, Ukë Blakaj, ka njoftuar bashkatdhetarët se tashmë ka filluar procesi i votimit me postë.

Blakaj ka thënë se votat e juaja për AAK-në dhe për të do të jenë zëri në Kuvend.

”Të dashur bashkatdhetarë, Tashmë ka filluar procesi i votimit me postë për të gjithë ju që jeni regjistruar. Ushtroni të drejtën tuaj të votës për të mirën e Kosovës. Në këto zgjedhje, jam kanididat për deputet nga diaspora, me numrin 37. Vota e juaj për Aleancën dhe për mua, është zëri juaj në Kuvend për Kosovën fituese.” ka thënë ai.

Tutje ai i ka falenderuar të gjithë përkrahësit për mbështetjen dhe besimin.