Ukë Blakaj meritor për organizimin e mësimit shqip në Gjermani, tregon synimet e tij si deputet për këtë çështje

Kryetari i AAK-së në Gjermani, Ukë Blakaj për shumë vite me radhë, në cilësinë e kryetarit të Shkollës Shqipe ABC në Hessen, ka kontribuuar për organizimin e mësimit plotësues për nxenësit shqiptarë.
Blakaj që garon më numrin 37 në zgjedhjet e 9 shkurtit thotë se një nga arsyet e kandidimit për deputet të Kuvendit të Kosovës, është që të angazhohen që institucionet shtetërore të Kosovës dhe të Shqipërisë të marrin përsipër organizimin e mësit plotësues në Gjermani dhe në vende tjera të Evropës, pasi, sipas tij, në këtë formë nxënësit të ruajnë gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare.