75 Mall Live Search
09:01 / E Enjte, 23 Janar 2025 / LB

Ukë Blakaj merr mbështetjen e të rinjve në Istog dhe banorëve të Rakoshit për deputet

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ukë Blakaj, po merr përkrahje të fuqishme në Istog.

Kryetari i AAK-së në Gjermani, mbrëmë ka takuar të rinjtë e Istogut për të cilët ka dhënë se është forca më e madhe e shoqërisë, si edhe burim energjie, inovacioni dhe shprese për të ardhmen e sigurt të Kosovës.

Blakajt që garon më numrin 37 i është dhënë mbështetje edhe në fshatin Rakosh të kësaj komune nga banorët e këtij fshati.