Ukë Blakaj: Në Istog kemi në plan ndërtimin e një teleferiku, që do të lidhë qytetin me bjeshkët

Kandidati për kryetar në komunën e Istogut nga AAK-ja, Ukë Blakaj, ka premtuar të realizojë një plan ndërtimi të një teleferiku ku lidhë qytetin me bjeëshkët e këtij qyteti.
Blakaj, në një paraqitje televizive është shprehur se ky projekt do të realizohet nga mbështetje dhe investitorëve gjerman ku do të bëjë Istogun destinacion turistik
“Për Istogun kemi në plan ndërtimin e një teleferiku, që do të lidhë qytetin me bjeshkët.
Ky projekt, i realizuar me mbështetje edhe të investitorëve gjermanë, do ta bëjë Istogun një destinacion turistik të veçantë dhe tërheqës.
Ky është rrugëtimi ynë drejt një Istogu modern, dinamik dhe me plot mundësi për të gjithë”, është shprehur Blakaj./IndeksOnline/