Ukë Blakaj nga AAK: Përkrahje e madhe në Gurrakoc, ndryshimi për Istogun po vjen

Kandidati për kryetar të Komunës së Istogut nga AAK-ja, Ukë Blakaj, është pritur me entuziazëm nga banorët e Gurrakocit në një tubim elektoral të mbajtur mbrëmë.
Blakaj u shpreh mirënjohës për përkrahjen që po merr në çdo cep të komunës.
“Përkrahje të madhe gjetëm sonte në Gurrakoc për ta bërë ndryshimin e madh për Istogun tonë. Secila votë për numrin 174 këtë të diel është dëshmi për punë të mira dhe projekte të mëdha që i duhen Istogut. Falënderoj të gjithë bashkëqytetarët e Gurrakocit për mikpritjen dhe përkrahjen,” u shpreh Blakaj.
Ai shtoi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka një vizion të qartë për komunën dhe se qytetarët meritojnë një qeverisje që punon me transparencë dhe përkushtim.
“Istogun do ta bëjmë shembull të qeverisjes së mirë, punës së ndershme dhe zhvillimit që nuk ndalet. Dritë për Istogun!” tha Blakaj.