Ukraina akuzon Rusinë për bombardimin e vendbanimeve bjelloruse

Zyrtarët ukrainas kane akuzuar Rusinë për bombardim të vendbanimeve bjelloruse.
Bombardimi ndodhi sot, nga hapësira ajrore e Kievit, teksa zyrtarët ukrainas thonë se pas këtij bombardimi qendrojnë forcat ruse.
Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës ka deklaruar se rojet kufitare kishin marre informacione se acvionët rusë ishin ngritur nga një fushë ajrore të Bjellorusisë, duke kaluar në hapesirën ajrore të Ukrainës, për të qëlluar në fshatin Kopan, i banuar nga bjellorusët.
“Sipas synimeve të tyre kriminale, aviacioni rus po përgatitet të godasë një sërë vendbanimesh në territorin e Republikës së Bjellorusisë, të vendosura afër kufirit Ukrainë-Bjellorusi. Konkretisht, ata planifikojnë të godasin Kopanin,” tha Oleksiy Reznikov, ministër i Mbrojtjes në Ukrainë.
Sipas tij, kjo është një tentativë e Rusisë për të nxitur konflikt mes Ukrainës dhe Bjellorusisë.
“Unë garantoj se ushtria ukrainase nuk ka planifikuar, nuk planifikon dhe nuk do të planifikojë asnjë veprim agresiv kundër Bjellorusisë” shtoi Reznikov.