75 Mall Live Search
19:28 / E Premte, 01 Prill 2022 / MSH

Ukraina çliron nga pushtimi rus edhe një qytet

Qyteti i Bucha-s që ndodhet në veriperëndim të Kievit është liruar nga forcat ruse.

Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku Anatolii Fedoruk në një video të publikuar nga Kiev Independent.

Kryebashkiaku falënderoi forcat e armatosura të Ukrainës për çlirimin e qytetit që u mor nën kontroll nga rusët më 27 shkurt.

“31 marsi do të hyjë në histori për qytetin tonë,” tha ai.

Kujtojmë se ditët e fundit, forcat ukrainase mundën te merrnin edhe kontrollin e Irpin-it.