75 Mall Live Search
09:13 / E Martë, 08 Mars 2022 / AR

Ukraina deklarohet për hapjen e një korridori humanitar, tregon se çfarë po planifikon Rusia

Ukraina, Rusia dhe Kryqi i Kuq kanë rënë dakord për hapjen e një korridori humanitar për evakuim të qytetarëve nga qyteti Sumy.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, transmeton Indeksonline.

“Sot fillon punën korridori humanitar në qytetin Sumy. Kjo gjë është miratuar zyrtarisht nga Ministria ruse e Mbrojtjes në një letër drejtuar Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq”, thotë ajo.

Ajo theksoi se, rruga për evakuimin e banorëve të Sumy është vetëm një: Sumy – Golubivka – Lokhvytsia – Lubny – Poltava. 

“Nuk u ra dakord për rrugë të tjera”, bën të ditur ajo.

Vereshchuk i kërkon palës ruse të mos përdorë manipulime, pasi pala ukrainase tashmë ka informacione se rusët kanë planifikuar të prishin korridoret humanitare.

“Po përgatitin manipulime me rrugën për të detyruar njerëzit të shkojnë në anën tjetër, gjë që nuk është dakord”, thotë ajo.

Kujtojmë se nga ora 09:00 në vendin është shpallur regjimi i heshtjes. Koha e korridorit humanitar është nga ora 09:00 deri në 21:00./Indeksonline/