75 Mall Live Search
15:46 / E Shtunë, 26 Mars 2022 / MSH

Ukraina dhe Rusia dakordohen për 10 korridore evakuimi për të shtunën

Dhjetë korridore humanitare në rajonet e Kievit, Luhanskut dhe Donetskut pritet të hapen të shtunën për të evakuuar civilët nga vendbanimet e prekura nga pushtimi rus.

Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

Në juglindje është planifikuar transport privat për njerëzit që duan të ikin nga qyteti i rrethuar i Mariupolit në Zaporizhzhia, pasi për shkak të bllokimit të autobusëve nga forcat ruse në pikat e kontrollit nuk do të ketë një evakuuim të centralizuar të banorëve të Mariupolit të shtunën, sipas Vereshchuk.

Trupat ruse kanë hyrë në qytetin e Slavutych, në veri të Kievit, një lëvizje që ka shkaktuar protesta me qindra ukrainas.

Në mëngjesin e së shtunës, Oleksandr Pavliuk, kreu i administratës rajonale të Kievit, tha se “pushtuesit rusë hynë në qytetin e Slavutych dhe kanë marrë nën kontroll spitalin e qytetit”.

“Slavutych, Dymer, Ivankiv – ne ju dëgjojmë dhe ne e dimë se keni nevojë për rrugë për evakuim. Ne po punojmë pë këtë”, ka deklaruar Vereshchuk.

Në qytetin jugor të Khersonit, Vereshchuk tha se banorët po protestojnë në mënyrë aktive dhe “masive” kundër pushtimit.