75 Mall Live Search
10:21 / E Mërkurë, 20 Shtator 2023 / L K

Ukraina dhe Rusia përballën sot në Këshillin e Sigurisë të OKB-së

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet të mërkurën Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku aty do të përballet me Rusinë për herë të parë që nga fillimi i luftës.

Ndërsa Rusia po vazhdon pushtimin e Ukrainës, Zelensky vazhdon ofensivën e tij diplomatike në Nju Jork ku janë mledhur liderët botërorë.

Kurse prezent aty nuk janë presidenti rus Vladimir Putin dhe ai i Kinës Xi Jinping, raporton Euroneës.com.

Kjo është hera e parë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit 2022 që Zelensky do të flasë personalisht në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Nuk dihet se a do të marrë pjesë në këtë takim përfaqësuesi i Rusisë, kryediplomati Sergey Lavrov.