23:00 / E Martë, 08 Nëntor 2022 / AR

“Ukraina do ta fitojë luftën me Rusinë”, Sean Penn i dërgon çmimin “Oscar” presidentit Zelensky

Aktori dhe regjisori amerikan Sean Penn, ka vizituar sërish Ukrainën, gjegjësisht presidentin, Volodimir Zelensky.

Këtë herë takimi i tyre ishte më i veçantë, transmeton Indeksonline.

Aktori i solli një statujë Oscar dhe ia dha presidentit si shenjë bekimi se Ukraina do të fitojë luftën me Rusinë.

Kështu ka shkruar Zelensky në Instagram.

Kjo është vizita e tretë e Penn-it që nga shpërthimi i luftës.

Në shkurt ai shkoi në Kiev për të xhiruar një dokumentar për pushtimin rus. Ai e quajti luftën një “gabim të madh të Putinit”./Indeksonline/

Për video kliko KËTU.

Mos i humb