Ukraina e rikthen në kontroll të plotë Kharkivin, qytetin e dytë më të madh në vend

Ukraina ka rikthyer kontroll qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv, tha guvernatori rajonal Oleh Sinegubov.
“Kontrolli mbi Kharkiv është plotësisht i yni! Forcat e armatosura, policia dhe forcat e mbrojtjes po punojnë, dhe qyteti po pastrohet plotësisht nga armiku”, shkroi Oleh Sinegubov.
Kharkiv është qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, ku mbrëmë raportohet se janë zhvilluar luftime të ashpra.
