75 Mall Live Search
10:21 / E Shtunë, 02 Prill 2022 / A. M.

Ukraina e Rusia afër marrëveshjes për evakuim në Mariupol

Negociatorët ukrainas dhe rusë kanë rënë dakord për një plan për të evakuuar civilët nga qyteti i rrethuar i Mariupolit në bisedimet e paqes në Stamboll, ka thënë një këshilltar i presidentit Volodymyr Zelensky.

“Delegacioni ynë ka arritur një marrëveshje në Stamboll për të siguruar evakuime”, tha Oleksiy Arestovych për televizionin ukrainas.

Ai, tutje tha s sot ose nesër do të marrin një lajm të mirë në lidhje me evakuimin e banorëve të Mariupolit.

Ndërsa, zëvendëskryemnistri i Ukrainës këtë të shtunë tha se shtatë korridore humanitare ishin planifikuar për sot, por shtoi se Mariupoli do të kufizohet në transport privat.