75 Mall Live Search
18:52 / E Shtunë, 05 Mars 2022 / OSH

​Ukraina e Rusia rifillojnë bisedimet të hënën

Ukraina dhe Rusia do të zhvillojnë raundin e tretë të bisedimeve për përfundimin e armiqësive të hënën, tha negociatori ukrainas David Arakhamiya.

Të enjten, të dy palët ranë dakord të hapin korridoret humanitare për të lejuar civilët të largohen nga disa zona luftimi, megjithëse ka pasur vonesa në zbatimin e tyre, transmeton Sky News.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov sot tha se Rusia është e përgatitur për një raund të tretë të bisedimeve me Ukrainën, duke pretenduar se Kievi “po nxjerr justifikime” për të shtyrë takimin.