75 Mall Live Search
22:50 / E Martë, 13 Tetor 2020 / C E

Ukraina e Shevchenkos e fortë për Spanjën

Ukraina e ka mposhtur Spanjën me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Kombeve.

Skuadra e drejtuar nga Andrey Shevchenko fitoi falë golit të shënuar nga Viktor Tsygankov.

22 vjeçari i Dinamo Kievit realizoi një gol të bukur në minutën e 76-të pas një asistimi të Yarmolenkos.

Spanja mbetet në vendin e parë në grupin 4 me 7 pikë, një më shumë se Gjermania e Ukraina derisa Zvicra është në vendin e fundit me dy pikë. /IndeksOnline/