22:55 / E Hënë, 07 Gusht 2023 / MSH

Ukraina kërkon nga ShBA raketa me rreze të gjatë veprimi

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken.

Kuleba ka kërkuar raketa me rreze të gjatë veprimi ATACMS, shkruan Al Jazeera.

“Blinken dhe unë diskutuam hapat e mëtejshëm për të zgjeruar mbështetjen globale për Formulën e Paqes dhe zgjidhjet për të zgjeruar eksportet e grurit.

Falënderova SHBA-në për të gjithë ndihmën e ofruar dhe theksova nevojën për të rritur aftësitë e Ukrainës me rreze të gjatë duke ofruar ATACMS [Sistemet Raketore Taktike të Ushtrisë]”, shkroi Kuleba në platformën X, e njohur më parë si Twitter.