Ukraina kryen një megaoperacion ndaj Rusisë, me dronët “Vampir” (Pamje)
Dronët ukrainasë kanë kryer një sulm shkatërrues ndaj një selie të forcave speciale ruse pranë Mariupolit, duke vrarë 51 ushtarë rusë dhe duke plagosur 76 të tjerë, sipas raporteve fillestare.
Sulmi i natës ndaj brigadës së 14-të të GRU-së ruse u konfirmua nga Robert Brovdi, komandant i Forcave të Sistemeve Pa Pilot të Ukrainës (USF), i njohur me shenjën e thirrjes “hungarez”, shkruan Kyiv Post-i,
“Më shumë se 120 anëtarë të forcave speciale nga brigada e 14-të e forcave speciale të GRU-së ruse u eliminuan/shkatërruan si rezultat i një operacioni të planifikuar të kryer natën e 25-26 dhjetorit nga Zogjtë e qendrës së parë operacionale të forcave të operacioneve speciale në vendbanimin Berdjanske, territor i pushtuar përkohësisht i rajonit të Donetskut, sipas inteligjencës operative të konfirmuar”, thuhet në deklaratë.
Gjatë operacionit, dronët e rëndë “Vampir”, të quajtur shpesh “Baba Yaga”, shkatërruan sistemet raketore të shumëfishta ruse “Grad”. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës publikoi më vonë një video të sulmit në platformën X./Indeksonline/

