75 Mall Live Search
17:44 / E Premte, 15 Prill 2022 / A. M.

Ukraina mban mbledhjen e parë të qeverisë që nga 6 prilli

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka mbajtur sot mbledhjen e parë të qeverisë, pas nëntë ditësh, për të diskutuar mbi ekonominë e Ukrainës në vazhdën e pushtimit rus.

Fotografitë e shpërndara nga zyra e Presidentit shfaqin Zelenskyn duke thënë se ishte “hera e parë pas një kohe” që anëtarët e qeverisë ishin takuar në një mjedis “normal”.

Në takim mori pjesë edhe kryeministri Denys Shmyhal.