75 Mall Live Search
16:54 / E Premte, 21 Qershor 2024 / Gj. Sh

Ukraina merr fitoren e parë në Euro, fiton me përmbysje ndaj Sllovakisë

Ukriana ka marrë tre pikët e para në Kampionatin Evropian.

Pas humbjes nga Rumania në ndeshjen e parë, kombëtarja ukrainase fitoi me përmbysje ndaj Sllovakisë, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Ivan Schranz i dha epërsinë Sllovakisë në minutën e 17-të. Me rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë.

Në pjesWn e dytë, Ukriana shënoi dy gola dhe përmbysi rezultatin.

Fillimisht Mykola Shaparenko barazoi shifrat në minutën e 54-të, derisa Roman Yaremchuk shënoi golin e fitores në minutën e 80-të.

Rumania, Ukraina dhe Sllovakia kanë nga tre pikë në Grupin E, kurse Belgjika është e fundit me 0 pikë, por nesërf luan kundër Rumanisë./IndeksOnline/