Ukraina merr në kontroll Çernobilin

Pas dhejtëra ditësh pushtimi rigoroz, Çernobili është rimarrë nga forcat ukrainase.
Këtë e ka bërë të ditur Illia Ponomarenko nga The Kyiv Independent.
“Historike. Njësitë ajrore të Ukrainës rimarrin kontrollin e Çernobilit. Vini re motin e prillit tani” ka shkruar ai në Twitter.
Forcat ruse u larguan nga Çernobili ditën e premte.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, rusët u tërhoqen pasi patën humbje të mëdha ushtarake dhe u frikësuan nga ekspozimi ndaj rrezatimit.
Ndërkaq, Ukraina mori në kontroll të plotë Çernobilin ditën e sotme.