75 Mall Live Search
10:03 / E Hënë, 28 Shkurt 2022 / MSH

Ukraina mohon pushtimin e stacionit bërthamor nga ana e Rusisë

Zyrtarët ukrainas kanë mohuar pretendimet ruse që forcat e saj kanë kapur stacionin bërthamor të Zaporizhzhias, i cili është më i madhi në Evropë.

Energoatom, kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës, tha për agjencinë e lajmeve Interfax se pretendime të tilla nga Moska janë genjeshtër absolute dhe false.

Rusia tha më herët se trupat e saj kishin kapur uzinën dhe se operacionet po vazhdonin normalisht.

Këtë e konfirmoi për Rusinë edhe gjeneralmajori i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov.

“Ushtarët rusë po ruajnë dhe kontrollojnë plotësisht zonën përreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia” kishte thënë ai në një deklaratë.

“Personeli vazhdon të punojë për mirëmbajtjen e objekteve dhe kontrollin e situatës radioaktive në gjendje normale. Sfondi radioaktiv është normal”, shtoi gjeneralmajori.