21:56 / E Diele, 25 Dhjetor 2022 / C E

​Ukraina mori 1.5 miliardë dollarë nga aleatët e saj për të rindërtuar sektorin e energjisë

Kryeministri ukrainas Denis Shmykhal tha sot se mbështetja për sektorin energjetik të Ukrainës nga partnerët arrin në rreth 1.5 miliardë dollarë.

Ai shtoi se 200 kamionë me pajisje për riparimin e infrastrukturës së dëmtuar tashmë kanë mbërritur në Ukrainë, raportoi Kiev Independent.

Shmykhal theksoi se Kievi mori 30 miliardë dollarë ndihmë nga aleatët dhe se vetëm vendet e G7 do të ndihmojnë me 32 miliardë dollarë vitin e ardhshëm.

Më herët gjatë ditës, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se vetëm Britania e Madhe i kishte dhënë Ukrainës 900 gjeneratorë për ta ndihmuar atë të kalonte sezonin e ngrohjes.

Më 9 dhjetor, Franca dërgoi 100 gjeneratorë. Sipas të dhënave nga Shkolla Ekonomike e Kievit, Rusia i ka shkaktuar dëme infrastrukturës energjetike të Ukrainës në vlerën 6.8 miliardë dollarë.