16:21 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Ukraina ndalon hyrjen e 1.700 rusëve këtë vit

Që nga fillimi i vitit 2019, shërbimi i kufirit ukrainas ka ndaluar 1.700 rusë të hyjnë në vend, tha sot zëdhënësi i Shërbimit Shtetëror Kufitar, Oleg Slobodian.

“Sa për qytetarët e Rusisë, ne kthyem mbrapshtë më shumë se 1.700 njerëz,” tha ai.

Numri i përgjithshëm i të huajve që nuk janë pranuar në vend është 6,800.

Në shkurt, Shërbimi Kufitar Shtetëror njoftoi se njerëzit të cilët më së shumti u refuzuan janë nga  Rusia, Turqia dhe Moldavia.