Ukraina parandalon një sulm rus në rajonin Kursk

Brigada e 67-të e ushtrisë ukrainase ka arritur me sukses të parandalonte sulmin rus në rajonin Kursk – përkatësisht në fshatin Zhuravka.
“Forcat armike ishin mbledhur në afërsi të Zhuravka duke tentuar të thyente vijën tonë mbrojtëse, por kjo tentativë e tyre dështoi. Lëvizje të tjera presim të ndodhin nga ana e pushtuesit”, u tha nga ushtria ukrainase.
Aktivitetet ushtarake në rajonin rus Kursk janë rritur dukshëm javëve të fundit, ku forcat ruse në bashkëpunim me koreano-veriorët po tentojnë të rikthejnë pjesët që tani janë nën kontrollin e ukrainasve.
Megjithatë deri tani nuk ka ndonjë përparim nga ana e rusëve, kurse ukrainasit kanë njoftuar se koreano-veriorët po përdoren si “mish për top” nga Kremlini.