23:35 / E Premte, 14 Qershor 2024 / MSH

Ukraina planifikon importe rekord të energjisë elektrike

Ukraina po planifikon importe rekord të energjisë sot pas dëmtimit të konsiderueshëm të infrastrukturës nga sulmet me raketa ruse, tha operatori ukrainas i rrjetit të energjisë Ukrenergo. 

Sulmet ruse me raketa dhe dron në sektorin energjetik të Ukrainës janë intensifikuar që nga marsi, duke rezultuar në ndërprerje të energjisë elektrike në shumë rajone.

Kjo e ka detyruar Kievin të nisë importe të mëdha të energjisë elektrike nga BE.

Një deklaratë e ministrisë tha se vendi do të importojë 31,904 megavat orë (MWh) energji sot kundrejt rekordit të mëparshëm prej 29,796 MWh të mërkurën.